Ekskluzive/ Laçi shkarkon trajnerin Mezani

  • Vlonjati startoi më 11 dhjetor 2022 ndaj Bylis dhe mbyll pas javës së 27 me Kastriotin.

Klubi bardhezi ka shkarkuar trajnerin Gentian Mezani. Lajmin e ka bërë publik vetë presidenti i klubit Pashk Laska i cili në një komunikim për ‘Sportiim.al‘ deklaroi masën për teknikun e deritanishëm.

Për vlonjatin 43 vjeçar, fatale duket humbja e javës së 27 me Kastriotin duke bërë që bilanci i tij të mbetet mjaft negativ me pasojë rrëshqitjen e skuadrës në vendin e tetë (zona play out).

Me vetëm 6 fitore 1 barazim dhe 8 humbje në kampionat, pa shtuar këtu eleminimin në Kupë nga Egnatia, performanca e Mezanit, në anagzhimin e dytë me kurbinasit nuk është kaluar lehtë nga Laska.

“Po e kam shkarkuar trajnerin. Janë tetë humbje një barazim dhe gjashtë fitore. Pa përmendur këtu ndeshjet e tjera në Kupë ku skuadra u eleminua nga Egnatia. Pa mundur dot të kapë gjysmëfinalet”. Trajneri i ri? “Ende jo. Ndoshta nuk afrojmë askënd”, tha kreu i klubit kurbinas./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!