Tirana kalon Erzenin dhe mban hapin me Partizanin

  • Florent Hasani protagonit me 3 gola, merr kreun e golashënuesëve me 14 gola.

Abissnet Superiore, Java 27:
Tirana – Erzeni 3-1 (Hasani 48′, 75′, 89’/ Enk 72′)

Java e 27-të dhe faza e tretë e Abissnet Superiore ulën siparin me duelin mjaft interesant midis Tiranës dhe Erzenit luajtur në “Elbasan Arena”. Sfida u mbyll me triumfin e kampionëve në fuqi në shifrat 3-1 dhe me Hasanin që merr topin në shtëpi.

Pjesa e parë përfundoi pa gola me dominimin e lehtë të bardhebluve që krijuan më shumë se shijakasit por nuk mundën të konkretizonin.

Skuadrat shpërthyen që në start të pjesës së dytë ku Hasani shënoi duke kaluar në avantazh kryeqytetasit. Një krosim i Lushkjes u shfrytëzua si duhet nga sulmuesi bardheblu që mposhti portierin Xhika.

Nuk dorëzohen miqtë edhe pas këtij goli të pësuar teksa do të përgjigjen në të njëjtjën mënyrë me anë të Enk në minutën e 72′-të duke ndezur një festë që do të zgjasë fare pak.

Nuk fal sërish ai, Hasani, që 3 minuta më vonë rikthen Tiranën në avantazh me kryeqytetasit që do të vijojnë të udhëheqin deri në sinjalizimin e fundit, por me një gol më shumë. Hasani do të shënojë të tretin për të vulosur 3-pikëshin vetëm pak minuta nga përfundimi i kohës së rregullt.

Me këtë fitore Tirana kap Partizanin në krye të klasifikimit. Të dyja ekipet ndajnë nga 47 pikë duke e kthyer garën për titull në një derbi të vërtetë, ndërsa Erzeni nuk ndryshon as pikët dhe as pozicionin në fund të kësaj faze të tretë./Sara Gjidiaj-Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!