Real magjik, katër gola Barcelonës, Junajtid rikthehet te fitorja

‘Los Blancos’ me një super Benzema (3) realizojnë poker në ‘Camp Nou’ për biletën e finales së Kupës së Mbretit.

Kjo e mërkurë ishte vërtetë spektakolare e sidomos në “Camp Nou” aty ku Real Madrid zhvilloi një ndeshje të çmendur duke përmbysur Barcelonën dhe duke prerë biletën e finales për Kupën e Mbretit.

Fitorja minimale e katalansve në sfidën e parë u harrua plotësisht falë triumfit të thellë të madrilenëve në shifrat 0-4. Në fillim Vinicius e më pas Benzema që shënon për të marrë topin në shtëpi, dërguan Realin drejt finales me Osasunën.

Gjithçka e bërë mirë nga madrilenët që u rikthye te fitorja në klasike pas disa humbjesh radhazi. Nuk munguan as momentet e tensionit gjatë kësaj përballjeje si dhe kartonat e verdhë të panumërt.

Sakaq, kampionati anglez (Premier League) zhvilloi dy takime ditën e sotme me Mançester Junajtid që i mori 3 pikë Brentfordit duke u ngjitur në vendin e katërt dhe Njukastëll që mposhti Uest Hem në shifrat 1-5.

Kupën e Italisë Fiorentina hodhi një hap drejt finales duke mposhtur 0-2 Kremonezen, teksa Shtutgart dhe Borusia Dortmund siguruan kualifikimin në Kupën e Gjermanisë.

Rezultatet:

Kupa e Mbretit:
Barcelona – Real Madrid 0-4 (1-4)

Premier League:
Mançester Junajtid – Brentford 1-0
Uest Hem – Njukastëll Junajtid 1-5

Kupa e Italisë:
Kremoneze – Fiorentina 0-2

Kupa e Gjermanisë:
Nuremberg – Shtutgarg 0-1
Lajpcig – Borusia Dortmund 2-0/Sara Gjidiaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!