Superiorja me tri ndeshje, spikat sfida e Durrësit

Faza e tretë e Abissnet Superiore do të zhvillojë këtë fundjavë javën e fundit të saj. Sot dhe nesër akti i 27-të.

Vllaznia- Bylis dhe Kukësi- Egnatia do të zbresin në fushë këtë pasdite të 1 prillit duke nisur nga ora 15:00 ndërsa në 18:00 në stadiumin ‘Niko Dovana’ përballja kryesore e ditës Teuta- Partizani.

E diela ka në program dy takime. Fillimisht në Kamëz (15:00) Kastrioti- Laçi ndërsa në 18:00 në “Elbasan Arena” takohen Tirana dhe Erzeni.

Ndërkaq kampionati pas 26 javëve kryesohet nga Partizani dhe Tirana me nga 44 pikë, mbyll Kastrioti me 24 pikë.

Java e 27-të:

Sot:

15:00

Vllaznia-Bylis

Kukësi- Egnatia

18:00

Teuta- Partizani

Të dielën:

Kastrioti- Laçi (15:00)

Tirana- Erzeni (18:00)/Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!