Inferiorët, duele jetike

Kategoria e Parë e cila nisi dje me Skënderbeu- Apolonia (4-1) do të zhvillojë sot katër takime për javën e 21-të të saj.

Me 6 javë nga fundi, kampionati mbetet mjaft i ndezur ndërsa si në krye ashtu dhe në fund, betejat sot pritet të figurojnë mjaft vendimtare.

Besëlidhja me Alet Alcanin e afruar së fundi në timon, do duhet të fitojë çdo takim nëse vërtetë mendon të shpëtojë nga makthi i rrëzimit një kategori më poshtë. Sigurisht që trannsferta e Burrelit aspak e lehtë për lezhjanët.

Situatë analoge duket dhe përballja e Lushnjës aty ku verdhjeshilët e Dalipit, me disa mungesa thelbësore, do duhet të kalojnë Besën e Kavajës.

Në Pukë, Tërbuni i Ndreut e ka disi më të lehtë sfidën me Turbinën paçka se cerrikasit janë ende në garë për të mbijetuar.

Mjaft interesante edhe sfida e Beratit me Tomorin e zgjuar e të konsoliduar në këtë pikë të kampionatit. Përballë, Luzi 2008 i cili papritmas e sheh vetën te zona play out.

Ndërkaq takimi Oriku- Flamurtari zhvillohet nesër ndërsa Dinamo- Korabi në program të hënën.

Ndeshjet sot, java e 21-të:

Sot

15:00

Burreli- Besëlidhja

Lushnja- Besa

Tërbuni- Turbina

Tomori- Luzi 2008

Të dielën

15:00

Oriku- Flamurtari

Të hënën

15:00

Dinamo- Korabi

Skënderbeu- Apolonia 4-1(luajtur të premten)/Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!