Tomori thyhet mes kontestimit të tifozerisë, Lushnja përmbys Besën

Në Pukë ndeshja ndërpritet në fund, goditet virojtësi.

Ka vijuar me katër duele të tjera java e 21-të e Kategorisë së Parë. Lushnja ia doli të fitonte me përmbysje përballë Besës së Kavajës duke rrëmbyer një 3-pikësh jetik në garën për mbijetesë.

Ndërkaq, Besëlidhja doli vetëm me një pikë nga transferta e Burrelit pas barazimit pa gola. Për lezhjanët rreziku sa vjen e shtohet në vendin e fundit ku ata ndodhen me 17 pikë të grumbulluara deri më tani.

Barazim edhe në përballjen mes Tërbunit dhe Turbinës. Gjithçka përfundoi në shifrat 1-1 me skuadrat që mbeten po aty, ndërsa Luzi 2008 arriti të kalonte Tomorin duke iu larguar disi zonës së rrezikut.

Nesër në program Oriku – Flamurtari teksa përmbyll javën e 21-të dueli mjaft interesant, Dinamo – Korabi, që do të luhet të hënën./Sara Gjidiaj/

Kategoria e Parë, Java 21:
Tërbuni – Turbina 1-1(për tu zyrtarizuar)
Lushnja – Besa 2-1
Burreli – Besëlidhja 0-0
Tomori – Luzi 2008 0-2

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!