Vllaznia, bileta e fundit e gjysmëfinales së Kupës

Kupa e Shqipërisë, çerekfinale:
Partizani – Vllaznia 1-0 Mensah 25′ (2-3)

Vllaznia kalon mes drithërimash në gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë. Pas fitores 3-1 në “Loro Boriçi”, shkodranët ishin në fije të perit në këtë sfidë kthimi.

Ishte Partizani më kërkues dhe dominues që prej startit të takimit. Goli erdhi vetëm në minutën e 25′-të nga Mensah, ndërsa minutat në vazhdim kryeqytetasit nuk ia dolën të mposhtnin sërish Qarrin.

Dy minuta larg përfundimit të kohës së rregullt, Cara shënon por VAR-i prish festën dhe entuziazmin e krijuar në kampin e kuq pasi goli anulohet për një faull të Da Silvës në zonë.

Kuqeblutë zgjohen disi në minutat e fundit por edhe ata mjaftohen me këtë humbje dhe me fitoren në Shkodër për të siguruar kualifikimin për të tretën herë radhazi në gjysmëfinale të këtij kompeticioni.

Kështu, Tirana, Teuta, Egnatia dhe Vllaznia janë katër skuadrat me nga një biletë për vazhdimin e aventurës së tyre në Kupën e Shqipërisë që po bëhet po aq interesante sa dhe gara në kampionat./S.Gjidiaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!