Mundi Laçin, Egnatia në gjysmëfinale

Laçi- Egnatia 0-3 (0-0) (Fernando 20′,66′, 54′ Kasa 54′)

Egnatia tregoi edhe sot se ajo ka një grup mjaft cilësor ndërsa për takimin e kthimit të Kupës së Shqipërisë ka mposhtur 0-3. Kështu së bashku me fitoren Egnatia kap kualifikimin e parë në një gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë.

Ndeshja nisi mjaft mirë për vendasit të cilët në harkun e minutës së 6-të dy herë me Shkurtajin iu afruan ndjeshëm golit. Në vijim ishte Selmani që mbrojti portën nga kërcenimi i Fernandos por në daljen e radhës, braziliani goditi fort nga limitet e zonës duke shfrytëzuar edhe devijimin e lehtë të Velkoskit për të kaluar përpara skuadrën rrogozhinase.

Kurbinasit nisin të shtojnë sulmet por mbrojtja mike me një super Malota në këtë repart, thyejnë çdo orvajtje të bardhezinjëve.

Në të dytën Egnatia jep goditjen e radhës me Kasën. Ishte e 54-ta teksa anësori i djathtë ia doli të finalizojë me një goditje nga brenda zonës. Nën shokun psikologjik të bardhezinjëve edhe njëherë Egnatia godet në shenjë. Dhe sërish është Fernando ai që në të 66-ën i dërgon në tre golat për miqtë.

Kësisoji, Laçi del nga Kupa ndërsa Egnatia për herë të parë në histori kalon në fazën e gjysmëfinaleve. /Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!