Fioren e gjykon Jorgji, Conference pas surpriza

Startoi sot faza e 1/8-ve edhe në Conference League. Akti i parë i kësaj faze nuk prodhoi befasi me Uest Hem që mposhti pastër AEK-un, teksa Anderleht dhe Vijareal u ndanë në paqe.

Francezët e Nisë ia dolën minimalisht përballë Sherif Tiraspolit, ashtu si dhe Fiorentina ndaj Sivasporit në ndeshjen e gjykuar nga grupi i arbitrave shqiptarë me në krye Enea Jorgjin që nuk kurseu as kartonin e kuq në mbyllje.

Pa fitues përfundoi Bazel – Sllovan Bratislavë dhe Gent – Istanbul Bashaksehir, teksa sfidat e kthimit priten të jenë interesante me llogaritë që mbeten ende të hapura në disa prej takimeve.

Conference League, faza 1/8:
AEK – Uest Hem 0-2
Anderleht – Vijareal 1-1
Sherif Tiraspol – Nisë 0-1

Bazel – Sllovan Bratislavë 2-2
Fiorentina – Sivaspor 1-0
Gent – Istanbul Bashaksehir 1-1
Leh Poznan – Djurgarden 2-0/Sara Gjidiaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!