Verstapen pa rivalë, Alonso në podium me Aston Martin

Në pistën e Sakhir në Bahrein, Maks Verstapen dhe Red Bull e nisin si kampionë Botërorin e ri në Formula 1.Holandezi e vrau garën me një performancë si lider dhe i pashqetësuar.

Në fakt Red Bull shënon “dygolësh” që në fillim pasi dhe meksikani me Serxio Perez fiton duelin direkt me pilotin e Ferrarit Sharls Leklerk. Monegasku iu nënshtrua një problemi të natyrës elektrike në njësinë e tij të energjisë duke u larguar në xhiron e 41-të.

Edhe shoku i tij i skuadrës Karlos Sainz i cili rezultoi i katërti për një kohë të gjatë, nuk ishte në gjendje të mbronte podiumin. Për t’ja lënë atë spanjollit Fernando Alonso me Aston Martin.

Ndërkaq britaniku Luis Hamilton përfundon i pesti pas Sainz. Vendi i gjashtë për Lenc Stroll me Aston Martinin tjetër dhe i shtati për Xhorxh Rasëll mbi Mercedesin e dytë./Sportiim.al/

Mbrritja në Sakhir:

Immagine

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!