Probleme me stomakun, Verstapen shtyn udhëtimin

  • Fitoi Çmimin e Madh në 5 mars, kampioni i botës në Formula 1 shfaq shqetësime para garës së radhës në Arabinë Saudite

Maks Verstapen do të udhëtojë në Jedah, shtëpia e Çmimit të Madh të F1 të Arabisë Saudite të planifikuar për fundjavë, vetëm disa orë përpara sesionit të parë të provave të lira në program të premten.

Holandezi i Red Bull teksa fitoi garën e parë në këtë Botëror 2023, e shtyu startin për shkak të problemeve me stomakun.

“Ndihem mirë sërish, pasi nuk kam qenë në formë për disa ditë për shkak të dhimbjes së stomakut. Fatkeqësisht më duhej ta shtyja fluturimin tim me një ditë, kështu që nuk do të jem në pistë deri të premten. Shihemi në Jedah”, shkroi kampioni i botës në Instagram .

Ndërkaq, Red Bull ka konfirmuar se ka arritur një marrëveshje me FIA ​​për të lejuar Verstapen të humbasë deklaratat mediatike të së enjtes, një kërkesë sipas rregulloreve sportive të kampionatit. /Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!