Verstapen e nis ku e la, ‘Pole Position’ në start

Pas tre seancave me prova të lira, Maks Verstapen kampioni në fuqi i botës në Formula 1, rivendosi rendin dhe “rrëmbeu” pole position për Çmimin e Madh të Bahreinit.
Shoku i tij i skuadrës Serxhio Perez do të startojë nga rreshti i parë pranë holandezit, vetëm 138 të mijtat prapa. Në vijën e parë e monopolizuar nga Red Bull, i treti dhe i katërti erdhën dy makinat e Ferrarit me Leklerk dhe Sainz.
Nga rreshti i tretë Fernando Alonso me Aston Martin dhe Xhorxh Rasëll me Mercedes./Sportiim.al/
Gara zyrtare nesër me start orën 16:00:
Nisja sipas grafikës: