U19/ Shqipëria përballet me Maltën, konfirmohen dy miqësore

Edhe Kombëtarja shqiptare U-19 ka zyrtarizuar dy ndeshje miqësore në muajin muajin mars ndaj përfaqësueses së Maltës U-19. Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se dy federatat kanë gjetur dakordësinë që këto miqësore të zhvillohen në datat 23 dhe 26 mars në shtetin e Maltës.

Këto janë dy ndeshje shumë të rëndësishme dhe të vlefshme për ekipin kuqezi dhe stafin e Kombëtares U-19, me në krye trajnerin Armando Cungu në kuadër të përgatitjeve për eliminatoret e Kampionatit Europian për këtë grupmoshë. Duke qenë se këto janë data zyrtare të FIFA-s, tekniku shqiptar do të ketë mundësinë të grumbullojë lojtarë jo vetëm nga kampionati vendas, por edhe ai i huaj.

Kuqezinjtë do të grumbullohen në Maltë duke nisur nga 20 marsi, teksa lista e futbollistëve të thirrur nga trajneri Cungu do të bëhet me dije në vijim. Sakaq, në fundin e muajit shkurt, tekniku shqiptar do të zhvillojë një grumbullim 3 ditor me lojtarët e kësaj grupmoshe, ndërsa do të vijojë edhe në muajin mars me seleksionime 1 ditore.

Këto dy miqësore nuk do të jenë të vetmet ndeshje që Shqipëria U-19 do të zhvillojë, pasi deri në muajin nëntor, stafi i skuadrës dhe Departamenti i Ekipeve Kombëtare kanë planifikuar disa seleksionime, grumbullime e ndeshje të tjera testuese për t’u përgatitur për eliminatoret e Europianit 2024. Kombëtarja U-19 është shortuar në Grupin 13, së bashku me Irlandën, Belgjikën dhe Slloveninë dhe të gjitha ndeshjet do të zhvillohen në vendin tonë në muajin nëntor.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!