Kina arreston kreun e futbollit

Kreu i Federatës Kineze të Futbollit, Chen Shuyan, është arrestuar nën akuzën e korrupsionit. Kjo është bërë e ditur nga organi mbikëqyrës i Partisë Komuniste të Kinës.

Ekzekutivi më i lartë u vu nën hetim nga organet sportive kombëtare dhe provinciale të Hubeit. Nuk u dhanë detaje në lidhje me akuzat kundër Chen, i cili shërbeu si zëvendësdrejtor i Autoritetit Portual të Shangait, sekretar partie dhe kryetar i Shanghai International Port Co, i zgjedhur kryetar i CFA në gusht 2019 dhe zëvendës sekretar partie i CFA po gjatë 2019.

Pavarësisht përpjekjeve ekonomike dhe investimeve të shumta, Kina u kualifikua për herë të fundit në Kupën e Botës 20 vjet më parë. Presidenti dhe lideri i partisë Xi Jinping është përpjekur ta bëjë vendin një superfuqi futbolli, por financimi dhe entuziazmi janë pakësuar.

Sportmediaset i cili raporton lajmin, thotë se gjatë viteve të fundit, disa trajnerë të huaj dhe kombëtarë kanë pasuar njëri-tjetrin në stolin e ekipit kombëtar. Klubet e nivelit të lartë kinez kanë paguar super rroga për të tërhequr talente të huaja, por liga është shembur mes politikës tashmë të braktisur ‘zero-Covid’ dhe gjendjes së keqe ekonomike të vazhdueshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!