Selmani rikthehet te Laçi, ndjek skuadrën në Kupë

Gentian Selmani rikthehet në shtëpi. Pas aventurave në Turqi me Menemenspor e Boluspor, portieri kuqezi, zgjedh të vijojë me klubin që e promovoi si profesionsit.
24-vjeçari ndoqi sot sfidën Laçi -Tomori në Pezë (2-1) duke rënë preh e mediave sportive.. Në fakt ‘Sportiim.al’ tërthorazi e ka hedhur lajmin prej disa ditësh duke shkruar se: ‘Një futbollist i Kombëtares do ti bashkohet një ekipi në Superiore’
Lëvizja u bë zyrtare mbrëmë vonë pasi portieri ishte në bisedime intensive dhe me një klub tjetër jashtë vendit.
Ndërkaq, presidenti i Laçit Pashk Laska konfirmoi se Selmani do të jetë pjesë e bardhezinjëve ndërsa shtoi se afrimi i disa futbollistëve të rinj do ti bëjë mirë grupit aktual.
Largimet e Peterman, Borisjuk, Cucin dhe Akinjemit kanë ulur disi alternativat për trajnerin Mezani i cili sot mori përgjjigje pozitive nga rikuperimi pas 7 muash i Klinti Qatos por dhe nga ajo e Sebastjan Spahiut i cili do të jetë gati në kampionat ndaj Partizanit. Edhe Guindo drejt riaftësimit të plotë./Sara Gjidiaj/