Partizani në krizë, Erzeni kap ‘mat’ Vllazninë

Abissnet Superiore, Java 19:
Partizani – Egnatia 1-1 (Hoti 80’/ Duamena 87′)
Erzeni – Vllaznia 3-2 (Smajli 2′ AG, Nonato 31′, 75’/ Mala 57′, Jonuzi 81)

Nuk kanë fund surprizat në këtë kampionat teksa një tjetër befasi erdhi nga java e 19-të, javë kjo e mbushur me gola. Vllaznia u mposht në “Niko Dovana” nga Erzeni në shifrat 3-2.

Shkodranët e nisën me një autogol të Smajlit që në minutën e dytë, ndërsa më pas Nonato do të dyfishonte shifrat për Erzenin për të mbyllur pjesën e parë 2-0.

Rikthehen shpresat te kuqeblutë pas golit të Malës me shifrat që ngushtohen por që mbeten të tilla deri kur Nonato të vrasë sërish sfidën në minutën e 75′-të.

Provon dhe një herë Vllaznia me Jonuzin të mbajë të hapura llogaritë me golin e dytë të shënuar, por asgjë nuk do të ndryshojë deri në vërshëllimën e fundit me shkodranët që zhgënjejnë sërish.

Emocione dhuroi dhe Partizani – Egnatia që në fund prodhoi vetëm një barazim 1-1. Një penallti e shpërdoruar nga Cara në pjesën e parë me Sherrin i cili ndali dy herë sferën e mbajur të paprekur kuadratin e Egnatias.

Në të dytën Hoti do të gjente rrjetën 10 minuta nga fundi, por nuk fal as Duamena që përshëndet rrjetën e Alban Hoxhës duke kthyer baraspeshën dhe duke siguruar 1 pikë të rëndësishme për rrogozhinasit që u drejtuan në këtë sfidë nga Edlir Tetova.

Pas kësaj jave të 19-të gara bëhet akoma më e fortë dhe renditja akoma më e ngjeshur. Tirana udhëheq e vetme me 34 pikë dhe poshtë gjen Partizanin me 3 pikë më pak. Erzeni, Vllaznia, Egnatia dhe Laçi shohin vetëm nga 1 pikë diferencë mes njëra-tjetrës, teksa ekipet e tjera janë disi më të shkëputura me Kastriotin që duket më i rrezikuari./S.Gjidiaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!