Real-Barça në finale, Feliks nis keq me Çelsin

Është luajtur këtë të enjte në Angli, Itali dhe Arabi Saudite me Superkupën e Spanjës që zhvilloi gjysmëfinalen e dytë.

Përgatiti:Sara Gjidiaj

Fulham – Çelsi ishte e vetmja sfidë që Premier League kishte në program ditën e sotme. Vjen një tjetër zhgënjim për skuadrën e Poter që mposhtet në shifrat 2-1 dhe me një Zhoao Feliks që ndëshkohet me të kuq në debutim.

Sakaq, dy sfida të luajtura për Kupën e Italisë ku Fiorentina dhe Roma siguruan biletat për më tej falë fitoreve në shifrat 1-0 ndaj Sampdorias dhe Xhenoas.

Ndërkohë, Superkupa e Spanjës ka kërkuar sërish serinë e penalltive për të vendosur finalisten e dytë. 1-1 në përfundim të kohës së rregullt e 2-2 pas shtesave, Barcelona dhe Real Betis iu drejtuan pikës së bardhë të 11-metërshave aty ku katalanasit nuk gabuan, teksa Ter Shtegen prishi festën e Real Betis duke pritur dy penallti.

Kështu, finalja e Superkupës që zhvillohet të dielën me start në 19:30 do të jetë klasikja Real Madrid – Barcelona.

Premier League:
Fulham – Çelsi 2-1

Kupa e Italisë:
Fiorentina – Sampdoria 1-0
Roma – Xhenoa 1-0

Superkupa e Spanjës:
Real Betis – Barcelona 2-2 (2-4 pen)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!