Eleminohen Siti e Milan në Kupë, Franca luan kampionatin

Nga Anglia në Francë, futbolli europian merr vëmendjen edhe në mesjavë me sfidat e luajtura për kompeticione të ndryshme.

Kupa e Ligës së Anglisë zhvilloi 2 sfida me Notingem Forest – Uolves që u vendos nga 11-metërshat pas barazimit 1-1 në kohën e rregullt. Notingem është skuadra që vazhdon më tej së bashku me Sauthempton që surprizoi Sitin duke e mposhtur në shifrat 2-0.

Sakaq, edhe në Itali u luajt për Kupë mes Milanit dhe Torinos ku ishin këta të fundit që ia dolën të siguronin biletën për në çerekfinale. Edhe pse me 1 lojtar më pak, goli i Adopos në minutën e 114′-të ishte vendimtar për fatet e sfidës me kampionët e Italisë që tashmë mbeten jashtë Kupës.

Franca ka vijuar garën me javën e 18-të të Ligue 1. Janë luajtur një sërë përballjesh ku nuk kanë munguar golat e shumtë, por edhe kartonët e kuq.

Kampionët e PSG-së kaluan në shifrat 2-0 Anxhers dhe me po të njëjtin rezultat Marsejë mposhti Trojes. Në barazim 2-2 u mbyllën Starsburg – Lens dhe Lorient – Monako.

Ndërkaq, të pazhbllokuara mbetën sfidat Brest – Lilë dhe Nantë – Lion, ndërsa Klermont kaloi Renë me fitoren 2-1 dhe me 2 kartona të kuq të akorduar gjatë pjesë së dytë.

Rezultatet:

Kupa e Ligës së Anglisë:
Notingem Forest – Uolves 1-1 (4-3 pen)
Sauthempton – Mançester Siti 2-0

Kupa e Italisë:
Milan – Torino 0-1

Ligue 1:
Azhaksio – Reims 0-1
Okser – Tuluzë 0-5
Brest – Lilë 0-0
Klermont – Renë 2-1
Nantë – Lion 0-0
Lorient – Monako 2-2
Nicë – Montpelje 6-1
PSG – Anxhers 2-0
Strasburg – Lens 2-2
Trojes – Marsejë 0-2/Sara Gjidiaj- Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!