Regi Lushkja zyrtarisht bardheblu

Tirana afron të dytin nga trioja e famshme e Laçit; Lushkja, Deliu, Shehu.

Marrin fund dilemat e bashkimit të mesfushorit Regi Lushkja me klubin e futbollit Tirana. Pak më parë bardheblutë përmes një videoje promovuese kanë zyrtarizuar ish futbollistin e Laçit si lojtarin më të ri të tyre.

Kavajasi u largua nga kurbinasit janarin e kaluar teksa klubi bardhezi e përcolli me një ceremoni të rrallë. Futbollisti 26 vjeçar iu bashkua Sherif Tiraspol në Moldavi. Një aventurë që e pa kavajasin herë si hero e herë si një futbollist të zakonshëm.

Tirana ia doli ta rrembejë. Një lojtar mjaft cilësor i cili do të gjejë te bardheblutë shumë futbollistë që ka patur te bardhezinjtë. Mbi të gjithë Ardin Deliun të cilët së bashku me Julian Shehun, shkëlqyen te Laçi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!