Kukësi afron Lamçen

Kukësi ka zyrtarizuar Franko Lamçen si afrimin më të fundit të kësaj merkatoje dimri. Qendërmbrojtësi 24-vjeçar ka firmosur një kontratë 3-vjeçare me verilindorët duke u bërë përforcimi më i ri i ekipit të Hallaçit.
Lamçe vjen në kampionatin shqiptar pas aventurës në Greqi me AO Episkopin, teksa në të shkuarën ka qenë pjesë edhe e Vlachioti, PAE Chania, Synka, Platanis e Paleochoras.
Sakaq, Kukësi nesër do të luajë dhe sfidën e parë për vitin 2023 përballë Bylisit në Ballsh me verilindorët që do të kërkojnë shkëputjen nga fundi i tabelës./S.Gjidiaj/