Shkëlqen Uzuni, Bajrami vendimtar, Balliu e Muçi…

-Myrto Uzuni i jep tri pikë Granadës në duelin e sotëm ndaj Kartahenës. Beratasi kuqezi shënoi në të 70-ën përmes një penalltie. Granada e sheh vetën tri pikë larg kreut. Te skuadra rivale luajti Sadiku.

Ivan Balliu luan dhe shkakton autogol në takimin Vajekano- Betis (1-2).

Ernest Muçi luajti 45 minuta në testin e Turqisë me skuadrën e fundit të kampionatit azer Sabail. Sulmuesi kuqezi u zëvendësua nga Rosolek i cili shpëtoi polakët nga humbja. Nga 0-2 Legia me dy golat e tij barazoi në 2-2.

Duel shqiptarësh në Lacio-Empoli të mbyllur surpizisht 2-2. Hysaj u fut si zëvendësues teksa skuadra e tij udhëhiqte 2-0. Nga ana tjetër Ismajli ishte lojtar bazë i toskanëve teksa Nedim Bajrami u fut në të 76-ën për të dhënë pasin ideal te goli i parë i Empolit (83’Kaputo). Më pas barazimi në të 90+3 nga Marin.

Arbër Zeneli ka shënuar gol të bukur në fitoren e thellë të Reimsit në Kupën e Francës.

Reims fitoi 0-7 ndaj skuadrë Loon Plage i cili garon në nivelin e gjashtë të futbollit francez./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!