FIFA refuzon videon e Zelenskit

Ukrania e sulmuar ushtarakisht nga Rusia që nga 24 shkurti i këtij viti vijon të kërkojë mbështetje nga i gjithë faktori ndërkombëtar. Ngjarja më e madhe në plant e futbollit ka hyrë në fazën përmbyllëse me finalen Argjentinë-Francë. Presidenti i Ukrainës kërkoi të jepte një mesazh për të gjithë por…

FIFA thuhet se refuzoi kërkesën e Volodimir Zelenski (presidenti i Ukrainës) për të ndarë një mesazh paqeje përpara fillimit të finales së Kupës së Botës të dielën mes Argjentinës dhe Francës.

Kjo u raportua nga CNN International, sipas të cilit zyra e shtypit e Zelenskit propozoi shfaqjen e një video për tifozët e pranishëm në stadiumin Lusail.

Vetë presidenti do të ishte “i habitur” nga përgjigja negative e FIFA-s: “Ne menduam se ata donin të përdornin platformën e tyre për të mirën më të madhe”,tha ai./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!