Pele tre tituj Botëror? Mbape mund të mbërrijë ‘Mbretin’

Sulmuesi i Francës Kilian Mbape mund të bëhet për herë të dytë kampion bote në futboll të dielën në ‘Luasil’ në moshën 23-vjeçare. Ylli i PSG dhe kombëtares transalpine figuron një nga 10 lojtarët që Franca trashëgon nga Botërori Rusi 2018 aty ku ‘Gjelat’ u shpallën kampionë bote.

Në atë kohë, 19-vjeçari ndihmoi kombëtaren e tij të arrinte te titulli duke kontribuar me katër gola në shtatë ndeshje, një prej tyre në finale, me Kroacinë (4-2), dy kundër Argjentinës (4- 3), të cilën tani e gjen sërish përballë por si një duel që do të vendosë titullin e vitit 2022 në Katar.

Në këtë edicion, sulmuesi ka shënuar pesë gola të tjerë në gjashtë ndeshje, duke u renditur në krye të listës. Numri 10 të i Francës kryeson së bashku me argjentinasin Lionel Mesi, bashkëlojtarin e tij te Paris Saint-Germain.

Nëse Mbape arrin të dielën të bëjë ‘bis’, atëherë do të ketë mundësinë që të të arrijë brazilianin Pele, i cili është i vetmi kampion bote tre herë në historinë e futbollit në titujt 1958, 1962 dhe 1970./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!