FIFA vendos, Marsiniak gjykon finalen në Katar

Finalja e Kupës së Botës ‘Katar 2022’ Argjentinë- Francë do të gjykohet nga polaku Szymon Marsiniak.

Në finalen e madhe të ditës së diel më 18 dhjtor (16:00) në ‘Lusail’ 41 vjeçari do të ndihmohet nga bashkëkombasit e tij Sokolniçki dhe Listkievicz.

Marsiniak i lindur në Polck ka gjykuar në të kaluarën gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve në sezonin 2021/2022.

Kësaj radhe duket se polaku prek majat teksa një finale e Kupës së Botës i ka trokitur në ‘derë’.

Ai ka gjykaur edhe në Rusi 2018 ndërsa këtë Botëror në Katar ka mbajtur dy takime (Francë-Danimarkë dhe Argjentinë-Australi). Te të dyja duelet rezulati ishte i njëjtë 2-1 në favor të finalistëve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!