Alarm te Franca, gripi i ‘Devesë’ prek një tjetër futbollist

Përveç Argjentinës në finale Franca ka një kundërshtar më shumë, problemet e gjëndjes gripale brenda grupit.

Nuk dihet nëse është një grip i thjeshtë apo COVID19, duke qenë se analizat nuk janë të detyrueshme nga FIFA-n, por sigurisht që shqetëson jo pak transalpinët.

Të parët që u prekën ishin Upamekano dhe Rabiot. Mbrojtësi kishte ethe dhe dhimbje fyti, por arriti të ulet në stol për ndeshjen kundër Marokut. Nga ana tjetër, lojtari i Juventusit ka mbetur pre e hotelit për simptomat e gripit, të cilat kanë prekur edhe Koman orët e fundit.

Franca po merr një sërë kundërmasash për të ndaluar përhapjen e virusit që prek ekipin e tyre, përpara finales së Kupës së Botës kundër Argjentinës. Shkak mund të jetë edhe i ashtuquajturi “gripi i devesë”, një virus që po përhapet në Katar dhe po prek disa sportistë. I përket familjes së koronoviruseve dhe prek sistemin respirator./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!