Franca në finale, e pret Argjentina

Katar 2022, Gjysmëfinale:
Francë – Marok 2-0

Franca vuan por ia del të jetë në finale të Botërorit në Katar. Përballë një Maroku të motivuar në maksimum Franca arriti të sigurojë biletën e dytë të finales së madhe. Maroku i Regragui prodhoi lojë e krijoji raste, por u duk se i mungonte vetëm eksperienca.

Goli për francezët nuk vonoi dhe që në minutën e pestë Teo Hernandez. Ishte një aksion model iniciuar nga Grizman (u shpll njeriu i ndeshjes) nga e djathta me sferën që gjën Mbapenë teksa orvatet të godasë e topii devijuar shkon me fat te mbrojtësi transalpin për të sjellë avantazhin. Në vijim Zhiru godet shtyllën e djathtë të Bono por pa mundur të dyfishojë.

Ndërkohë Maroku nuk qëndron inaktiv por krijon mundësi të mira shënimi të cilat nuk i finalizon si duhet. Në të 44′ edhe afrikano veriorët godasin shtyllën me Iamiq.

Pjesa e dytë më i mirë për Marokun ndërsa dyfishimi i shifrave vjen nga stoli me Kolo Muani që shënon sapo hidhet në fushën e lojës (79′. Kësisoji, Franca në finale teksa Maroku mbyll këtu aventurën e tij e del me kokën lart.

Sakaq në ‘Luasil’ më 18 dhejtor ora 16:00 Francë apo Argjentinë… Gjithçka për t’u shijuar pasditen e së dielës. Ndërsa Kroaci – Marok luan të shtunën për vendin e tretë të podiumit ‘Katar 2022’./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!