Mesi deklaron: Kjo finalja e fundit në një botëror

Protagonist absolut i Argjentinës në këtë Botëror. Lionel Mesi me 5 golat e shënuar dhe lojën në fushë, tërheq kombëatern e tij dhe e dërgon në finale.

Pas suksesit me Kroacinë të martën në gjysmëfinale (3-0) 7 herë fituesi i Topit të Artë tha se kjo do të jetë ndeshja e fundit e tij në një botëror.

Si ndihem, që jam në një finale të re të Kupës së Botës? ‘Shumë i lumtur që mund ta arrij këtë, duke mbyllur rrugëtimin tim në një Kupë Bote me ndeshjen time të fundit në një finale. Gjithçka që kam përjetuar në këtë Kupë Bote është shumë emocionuese; çfarë kanë shijuar tifozët, si po argëtohen njerëzit në Argjentinë”.

A do të jetë e diela ndeshja ime e fundit e një Botërori? -“Po, patjetër që po. Janë shumë vite deri në edicionin tjetër dhe nuk mendoj se do të jem atje. Ta përfundoj kështu është më e mira”.

Keni tejkaluar Batistutën në gola dhe keni arritur Mateus në ndeshjet e Kupës së Botës, a e dinit këtë?- “Siç thashë, ajo që ne të gjithë duam është diçka tjetër.Gjithçka është e mirë, por e rëndësishme është të arrijmë objektivin e grupit.

Kjo është është më e bukura. Jemi një hap larg, kemi luftuar kaq shumë dhe do të përpiqemi të bëjmë më të mirën, si deri tani, për t’ia dalë kësaj here”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!