Pezullohet arbitri Lahoz

Ndëshkoi Mesin dhe shumë futbollistë, spanjolli ndalet nga FIFA

FIFA pezulloi arbitrin spanjoll Antonio Mateu Lahoz. Shkak u bënë kritikat nga futbollistët për gjykimin e tij në sfidën çerekfinale mes Holandës dhe Argjentinës. Lahoz ndëshkoi 14 futbollistë por disa të tjerë nga stolet respektivë.

Në fakt FIFA ka patur rezerva me vendimet e marra nga arbitri i njohur spanjol i cili ka gjykuar edhe ndeshjet e fazës së grupeve Katar-Senegal dhe Iran-Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndërsa dhe atjeka dhënë nga 10 kartonë të verdhë për secilën sfidë.

Antonio Mateu Lahoz 45 vjeçar, është një arbitër me përvojë, pasi ka gjykuar edhe finalen e Champions League vitin e kaluar por dhe takime të shumta të nivelit të lartë në Spanjë dhe Europë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!