Argjentinë-Kroaci, Jarni nxeh sfidën

Gara vjen e nxehet. Botërori ‘Katar 2022’ do të luaj sot njërën nga gjysmëfinalet e saj. Në fushë me start orën 20:00, në impiantin më të madh në gadishullin e vendit të vogël në “Lusail”, Argjentina e Lionel Mesit dhe Krocia e Luka Modriç në duelin e madh për biletën e parë finaliste.

Nga Argjentina shprehen se Mesi dhe futbollistë të tjerë të përfaqësueses së tyre do të jenë ata që do të ecin përpara. Në fakt, trajneri Lionel Skaloni e ka grupin e duhur në dispozicion pasi dhe Di Maria dhe De Pol kanë rekuepruar. Kuptueshëm për kartonë do të mungojnë Montiel dhe Akunja.

Ndërkaq te kampi kroat janë optimistë dhe akuzues. Ndonëse Daliç i ka të gjithë teksa pritet të hedhë në fushë formacionin fitues, ai që ndez takimin është një legjendë kroate si Robert Jarni. Ish mbrojtësi i linjës së majtë sot 54 vjeç duke folur për spanjiollën AS ka akuzuar argjentinasit për lojë të ashpër.

“Ajo që mund të them për Argjentinën është se i pëlqen të provokojë. Ata provokojnë lojtarët kundërshtarë në mënyrë që ata të reagojnë dhe të mbyllen. Në vendin e tyre, luhet futboll shumë i vështirë me shumë goditje të ndaluara në këmbët e lojtarëve. Ky është stili i tyre. E jona është ndryshe, ndaj shpresoj të mos biem në grackën e tyre”, tha Jarni me të kaluar futbollistike te Hajduk, Betis, Real Madrid dhe Juventus.

Kjo ndeshje do të gjykohet nga italiani Daniele Orsato/Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!