Timber: Botërori i Katarit në stinën e duhur

Timber hedh idenë. Botërori i SHBA,-Kanada- Meksikë të luhet në vjeshtë- dimër.

Më pëlqeu shumë të luaja Kupën e Botës në nëntor dhe dhjetor. Për mendimin tim, është një eksperiencë që duhet të përsëritet”.

E thotë mbrojtësi i Ajaksit dhe Holandës, Jurien Timber, duke shkuar kundër mendimit të shumicës që e konsideron absurde të luash në Kupën e Botës në këtë periudhë të vitit, në mes të sezonit.

Mbrojtësi shpreson që ai i Katarit të mbetet një përjashtim.“Kemi mbërritur këtu në kushte fizike ideale. – shpjegon sërish Timber siç raporton Repubblica.it – ​​Të luash në këtë periudhë ishte e bukur edhe nga pikëpamja teknike. Përveç temperaturës perfekte, arritëm këtu në gjendje fizike ideale, pasi nuk ishim të lodhur si zakonisht në fund të sezonit.

Mund të shihet nga intensiteti i ritmit, ndeshjet ishin të gjitha të shpejta. Dhe lojtarët u shfaqen mirë, mundën ta shfrytëzonin sa më shumë. Mendoj se është një përvojë që duhet përsëritur, nëse ka mundësi”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!