Kroaci/ Juranoviç e Petkoviç, flasin para Argjentinës

Kombëtarja kroate e futbollit do të luajë të martën në orën 20:00 gjysmëfinalen e dytë radhazi të Kupës së Botës. Katër vite më parë në Rusi, skuadra e Zllatko Daliç festoi pas kohës shtesë ndaj Anglisë. Këtë radhë vjen Argjentina. Sot në konferencë shtypi dy të dalluarit Josip Juranoviç dhe Bruno Petkoviç.

Josip Juranoviç luajti një ndeshje fantastike kundër Brazilit, ai bëri përshtypje se si ia doli të “fuste Vinicius në xhep”, por gjatë lojës tregoi anët mira edhe në sulm teksa merrte shpesh krahun.

Gazetarët e pyetën sot nëse ndjen presion para Argjentinës.

Juranoviç:

“Nëse e pason topin te Modriç, Kovaçiç apo Brozoviç, zëre se dërgon para në bankë’

“Ndoshta nuk jam lojtar 20-30 milionë euro, por duhet të dish një gjë. Nuk u dorëzova kurrë, as kur isha te Hajduk, as në Poloni, as tani në Selltik. Kur isha në Dubravë të Hajdukut kishte shumë skepticizëm. Pas kësaj shkova në Poloni, fitova titullin e ligës dhe tani jam te Selltik.

Interesim? Nuk më intereson çfarë thuhet dhe shkruhet për mua, por vetëm për performancën time në fushë. Unë nuk kam lexuar asgjë që kur kam ardhur në Katar. I thashë edhe agjentit të mos më dërgojë asnjë ofertë nëse ka”, tha Juranoviç.

Petkoviç:

“Nuk kemi ende një plan për ta ndaluar Mesin. Ne kurrë nuk kemi pasur një plan për të ndaluar një individ, por gjithmonë duam të ndalojmë të gjithë ekipin. Mendoj se mediat e nënvlerësuan rezultatin tonë të parë kundër Marokut. Pastaj pamë që Maroku bëri një sukses të madh”, tha Petkoviç.

Një gazetar italian e pyeti Petkoviçin se si nuk ia doli në Itali dhe ai u përgjigj: “Nuk do të shpenzoj shumë kohë për gjëra që nuk kanë të bëjnë me Botërorin. Këto gjëra i kam ledhur pas shpine. Mendoj se pas largimit nga Italia kam treguar shumë”./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!