En-Nesyri thyen rekordin e Ronaldos në kërcim…

Kërcimi që lejoi Youssef En-Nesyri të mundte Diogo Kosta, portierin e Portugalisë në çerekfinale të Kupës së Botës ishte historik në çdo aspekt.

Së pari sepse mbeti i vetëm dhe që Maroku arriti të mundte Portugalinë dhe të kalonte për herë të parë në histori në një gjysmëfinale bote (kombëtarja e parë afrikane në histori që e bën këtë).

Së dyti me golin e shënuar në lartësinë 2.78 metra, sipas beIN SPORTS, sulmuesi i Seviljes kaloi në këta tregues goditjen me kokë të Kristiano Ronaldos kundër Sampdorias (2.56 metra) më 18 dhjetor 2019.

“Të gjithë jemi të lumtur. Jam shumë i lumtur me fitoren, falënderoj shokët e skuadrës dhe tifozët. Pasi dështova në 2018, u thashë shokëve të mi se do të fitonim kundër Spanjës dhe Portugalisë”, janë fjalët e En-Nesyrit, drejtuar portierit Bono (shok skuadre te Sevilja). /Foto Twitter/ Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!