Analiza/ Katër Kombëtaret, zgjasin duart te Kupa e Botës

Argjentinë- Kroaci dhe Francë-Marok ‘Fianl Four’ e Botërorit ‘Katar 2022’.

  • Në gjysmëfinale Adidas hedh topin e quajtur ‘Al Hilm’ (Ëndrra) . Ai vjen pas topit zyrtar ‘Al Rihla’ (Udhëtimi).

Ndoshta nuk ishin gjysmëfinalet më të pritura. Me siguri dikush priste që Brazili dhe Portugalia mund të shkonin më tej. Megjithatë, një Botëror është i tillë dhe nuk ka dyshim se është një nga gjërat që e bëjnë atë më magjepsës. Të preferuarat që shkojnë në shtëpi, arritje absolutisht të papritura shoqëruar me bëma të paharrueshme. Katari 2022 ka bërë histori në futboll dhe ku i dihet nëse surprizat e tij kanë mbaruar…

Argjentinë-Kroaci, e planifikuar për të martën më 13 dhjetor, ka shumë arsye interesi. Lionel Skaloni arriti t’i jepte arsye përzgjedhjeve të tij te Argjentina. Në krye të ‘Albiceleste’ arriti të tërhiqte ekipin e tij për të fituar Kupën e Amerikës pak më shumë se një vit më parë dhe tani gjënët në gjysmëfinale të Kupës së Botës. Kësaj i duhet shtuar edhe Finalja me Italinë si kampione europiane e shkatërruar në ndeshjen e vetme në Zvicër. Ajo që spikat është një organizim i lojës së hekurt bazuar në lëvizjet e Mesit. & herë fituesi i ‘Topit të Artë’ mund të bëjë si të dojë me shokët që lëvizin në përputhje me situatat në fushë. Numri dhjetë më i rëndësishëm në botë ka mundësinë unike (dhe të fundit) për të fituar një Kupë Bote dhe kështu t’i bashkohet Mbretit Diego Maradona në perandorinë e futbollit botëror.

Kroatët ëndërrojnë një tjetër finale. Do të ishte një arritje unike dhe e jashtëzakonshme. Një vend me 4 milionë banorë, i cili ka arritur në tre gjysmëfinale bote në 30 vitet e konkurimit si shtet. Daliç dhe ekipi i tij, duan të shkojnë një hap më tej dhe të ngjiten në shkallën më të lartë të podiumit. Cilësia teknike individuale dhe një organizim bazë, por efektiv, janë armët që mund ti bëjnë ballkanasit të ëndërrojnë. Me Modriç si në kohë të arta…

Francë-Marok, gjysmëfinalja që nuk u prit me vemendje që shkojnë përtej botës së futbollit. Ekipi afrikano verior i Regraguit ka bërë histori, duke u bërë skuadra e parë afrikane në mesin e katër më të mirëve në botë. Edhe nëse afrikanë ndalen këtu ata e knë fituar botërorin e tyre. Për më tepër që pothuajse të gjithë elementët e tij luajnë në kampionatet më të rëndësishme evropiane. Ata nuk kanë asgjë për të humbur dhe kanë marrë vetëm një gol (nga Kanadaja, në fakt një autogol), duke përballuar me sukses ekipe të nivelit të Kroacisë, Belgjikës, Spanjës dhe Portugalisë. Të ëndërrosh nuk kushton asgjë, veçanërisht kur ke në krah mbështetjen e një kontinenti të tërë por dhe të botës arabe.

Franca ka mundësinë e artë të një goditjeje të madhe në historinë e Kupës së Botës, vetëm nga Italia në Meazza në ’34 dhe ’38 dhe nga Brazili i Peles në ’58 dhe ’62. Deshamps do të bëhej i vetmi trajner që ngrin kupën më të rëndë në planet për dy edicione radhazi. Një tjetër mundësi për të shkruar histori. Nuk ka dyshim se francezët janë më cilësor për sa i përket skuadrës, alternativave, cilësive teknike individuale. Sidoqoftë kujdes. ‘Katar 2022’, e ka bërë të qartë se asgjë nuk mund të merret si e mirëqenë. /Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!