Nejmar përqafon djalin e Perisiç, kroati: Gjest i njeriu të madh

Pamjet e përqafimit mes Nejmar dhe djalit të Ivan Perisiç, Leo, menjëherë pas eliminimit të hidhur të Brazilit nga Kupa e Botës nga Kroacia kanë bërë xhiron e botës.

Nëpërmjet rrjeteve sociale, anësori ofensiv i Totenhem 33 vjeçarit Ivan Perisiç ka falenderuar me ndjenja të larta mirënjohje yllin e ‘Seleçaos’ duke postuar videon e përqafimit mes të dyve me mesazhin:

“Faleminderit Nejmar, kjo ka treguar shumë për të”, postimi në Instagram i kroatit. Për tu evidentuar, Kroacia eleminoi Brazilin me penallti në çerekfinale./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!