Afron Superkupa, Skënderbeu tri pikë në Fier
Nga fitorja e Skënderbeut në duelin e prapambetur me Apoloninë 0-1 luajtur të dielën në ‘Loni Papuçiu’ (Gresild Lika 54′) te finalja e Superkupës së Shqipërisë mes Tiranës dhe Vllaznisë parashikuar në 7 dhjetor (19:00) në ‘Air Albania Stadium’.
Pas ndalesës së gjatë për shkak të ‘Katar 2022’, duket se futbolli elitar në Shqipëri nis të marrë “jetë”. Skuadra të shumta në të gjitha nivelet me teste të ndryshme.
Ka klube si Kukësi i cili ka hedhur në ‘treg’ një tjetër krizë klub-futbollist (rasti Zhivkoviç) apo largime paraprake si ato të Meksit dhe Moraesh.
Ndërkaq pas Superkupës, do të nisin ndeshjet e Abissnet Superiore dhe në Kategori të Parë.
Kështu java e 13-të starton të dielën ndërsa në fushë Kukësi- Teuta, Bylis- Laçi dhe Erzeni-Partizani. Të hënën dy takimet e tjera; Tirana-Kastrioti dhe Vllaznia-Egnatia. /Sportiim.al/