Kalon Argjentina, e pret Holanda

Argjentinë – Australi 2-1

Argjentina është skuadra e dytë që i bashkohet Holandës në çerekfinalet e ‘Katar 2022’.

Me rezultatin 2-1 amerikano-latinët kaluan Australinë duke siguruar biletën për në fazën e 1/8. Goli i Mesit në pjesën e parë i realizuar mjaft bukur kaloi argjentinasit në avantazh teksa në pjesën e dytë do të shënonte Alvarez.

Minuta e 77′-të sjell dhe ngushtimin e shifrave. Fernandez shënon një autogol duke rindezur shpresat tek australianët por në minutat e mbetura asgjë nuk ndryshon edhe pse “Kangurët” krijuan mjaft.

Kështu është Argjentina ajo që fiton sfidën dhe të drejtën e kalimit në fazën tjetër, atë çerekfinale, teksa të tjera sfida luhen ditën e nesërme./Sara Gjidiaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!