Holanda skuadra e parë çerekfinaliste

Holandë – SHBA 3-1

Holanda është skuadra e parë që kualifikohet në 8 më të mirat e botës. Pas fitores ndaj SHBA-së në shifrat 3-1, holandezët e shohin veten një hap më tej në “Katar 2022”.

Një lojë thuajse e barabartë nga dy skuadrat por më të saktë u treguan europianët që gjetën rrjetën 3 herë. Depaj, Blind dhe Dumfris ishin autorët e 3 golave të ndeshjes së sotme ndaj amerikanëve.

Në minutën e 76′-të SHBA-ja provoi të rihapte sfidën por pas atij goli asgjë nuk shkoi më në favor të tyre.

Kështu, amerikanët e ndërpresin këtu rrugëtimin në këtë Botëror ndërsa për holandezët aventura vijon. Në mbrëmje përcaktohet dhe fituesja e çiftit Argjentinë – Australi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!