Dominoi Holandën, Ekuadori merr një pikë, Katari ndal këtu

Botërori 2022, Grupi A:
Holandë – Ekuador 1-1

Të tjera surpriza sjell ‘Katar 2022’. Ekuadori mori barazimin ndaj Holandës për llogari të Grupit A duke i barazuar këta të fundit edhe në renditje.

Pavarësisht se holandezët e nisën sfidën me një gol të shpejtë të Gakpos në minutën e 6′-të, kjo nuk e demoralizoi aspak Ekuadorin që gjatë gjithë ndeshjes provoi dhe krijoi.

Për golin e barazimit duhet të prisnin fillimin e pjesës së dytë që Valencia të dërgonte topin në rrjetë për të tretën herë në këtë Botëror.

Një rezultat zhgënjyes për Holandën që është konsideruar një nga skuadrat pretendente të këtij kompeticioni teksa Ekuadori merr një tjetër rezultat pozitiv me të cilin mund të provojë për më shumë.

Grupi A: Katar Senegal 1-3

‘Katar 2022’ duket se mbyllet këtu për të zotët e shtëpisë. Pas humbjes sot ndaj Senegalit në shifrat 1-3 tashmë Katari nuk mund të synojë më kualifikimin.

Në ndeshjen e vlefshme për Grupin A, Senegali kaloi në avantazh që në pjesën e parë teksa do të shënojë dhe dy herë në të dytën. Katari provoi të reagonte me anë të një goli por nuk mundi të bënte diçka më shumë për të marrë së paku barazimin.S.Gjidiaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!