Irani fundos Uellsin, Katari …jashtë

Botërori 2022:

Grupi A
Katar – Senegal 1-3

Grupi B
Uells – Iran 0-2

Ka nisur xhiroja e dytë në grupet e ‘Katar 2022’ dhe zyrtarisht të zotët e shtëpisë janë jashtë fazës tjetër. Pas humbjes ndaj Senegalit në shifrat 1-3 tashmë Katari nuk mund të synojë më kualifikimin.

Në ndeshjen e vlefshme për Grupin A, Senegali kaloi në avantazh që në pjesën e parë teksa do të shënojë dhe dy herë në të dytën. Katari provoi të reagonte me anë të një goli por nuk mundi të bënte diçka më shumë për të marrë së paku barazimin.

Sakaq, në sfidën e luajtur më herët mes Uellsit dhe Iranit gjithçka u vendos në minutat e gjata të shtesës. Uellsi me 1 lojtar më pak u shpërfytyrua gjatë fundit duke pësuar dy herë brenda pak minutash, teksa iranianët siguruan një fitore të rëndësishme për vazhdimësinë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!