Anglia shtyn kualifikimin, SHBA barazimi i dytë

sportiim2

Botërori 2022, Grupi B: Angli – SHBA 0-0

Nuk ka gola në sfidën e Grupit B mes Anglisë dhe SHBA-së. Gjithçka u mbyll në barazim 0-0 me rastet që nuk munguan në të dyja frontet.

Një nisje më e mirë për anglezët që rrezikojnë disa herë portën e amerikanëve por me kalimin e kohës skuadrat ndryshojnë rolet.

Janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës që shfaqen më sulmues dhe “Tre Luanët” që zhvendosen në mbrojtje me sfidën që po shkonte drejt fundit.

Pas kësaj ndeshjeje llogaritë në Grupin B mbeten të hapura. Është Anglia që kryeson me 4 pikë teksa ndjek Irani me 3. Në vend të parafundit janë SHBA-të me vetëm 2 pikë ndërsa Uellsi mbyll me 1 pikë./Sara Gjidiaj/

?>