Starton Botërori, magjia e futbollit nën qiellin e Katarit

Nga Erga Kenga

Nën qiellin e Katarit, sot me ndeshjen hapëse Katar- Ekuador (17:00), merr udhë kampionati Botëror i 22-të i futbollit. Të 32 skuadrat (e para në histori për nga përfaqësimi) në këtë fazë finale të ndara në 8-të grupe, do të kërkojnë të shkojnë deri në fund në këtë kompeticion të FIFA-s më i rëndësishmi në planet.

Ndonëse në vigjilje të turneut ka patur kritika për zgjedhjen e vendit organizator, ndërsa disa shtete pjesëmarrëse kanë aluduar për të drejtat e njeriut, eventi madhor në gadishullin e Lindjes së Mesme konsiderohet nga inteligjenca artificilae se ‘Katar’ 2022′ do të përshkohet nga risi dhe situata argëtuese me bazë ndeshjet në fushë.

Me FIFA-n të ‘vendosur’ në shtetin e vogël arab, eventi madhështor pritet të startojë me tradicionalen e ceremonisë hapëse në impiantin ‘Al Bayt’ (60 mijë vende), aty ku vendasit e Katarit do të luajnë për Grupin A me Ekuadorin amerikano jugor.

Ndërkaq në këtë fazë finale do të ketë mungesa të mëdha në emra përfaqësish e futbollistësh. Italia, Rusia (e perjashtuar nga FIFA), Turqia, Norvegjia, Kolumbia, Kili etj do duhet ta ndjekin kompeticionin nga divani. Sikundër futbollistë klasi si Haland, Pogba, Benzema, Pogba, Kante, Salah, Mane etj. Për një arsye apo një tjetër.

Botërori për herë të parë do të të ketë të listuar me të drejtë legjitime për të gjykuar në fushë gjyqtare femra. Ai që hap do të jetë italani Daniele Orsato por në Botëror ka emra të spikatur arbitrash si Lahoz, Majkell Oliver, Entoni Tejlor, Zibert,Tejo, etj.

Të gjitha zhvillimet e këtij Botërori ‘dimëror’ vertiten në pak kilometra me 8 impiantet e shtetit arab tashmë me dritat ‘ndezur’. Kësisjoi nga sot deri në 18 dhjetor 2022, futbolli elitar merr vemendje maksimale. Brazil, Angli, Argjentinë, Francë, Portugali, Spanjë, Gjermani, janë aty për të sulmuar trofeun e madh…

Immagine

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!