Franca e gjymtuar, Benzema nuk ia del

Viktimë e një çarje në kofshën e majtë dje në stërvitje, Topi i Artë detyrohet të humbasë Kupën e Botës në Katar.

Ky është verdikti për sulmuesin e Francës Karim Benzema duke e dërguar në tre numrin e titullarëve të ‘Gjelave’ të cilët do qëndrojnë në shtëpi.

Fillimisht Pogba e Kante ndërsa tani radha e sulmuesit të Real Madrid. Deshamps humb “gjymtyrë” duke rënë dhe në kuota në mundësinë për të mbrojtur titullin kampion bote fituar në 2018 në Rusi. Aty ku për arsye disiplinore, Karim nuk ishte i listuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!