Atmosfera/ Katari nis me Maluma, Niki dhe Fares…

Kupa e Botës ndërsa nis sot në Katar, pritet të startojë parapraksiht me një ceremoni madhështore.

Në AL-BAYT’ në impiantin me kapacitet prej 60 mijë vendesh teksa ndodhet në qytetin e Al-Khorit, veç të tjerave do të interpretohet dhe kënga zyrtare.

Niki Minaj, amerikania e lindur në Trinidad e Tobago, këngëtari kolumbian Maluma (ka performuar dhe në Tiranë) dhe këngëtarja e aktorja libaneze, Miriam Fares janë trioja që ndërthurin në tekst e muzikë kulturat e gjithë botës.

Ndërkohë ceremonia e hapjes së Botërorit numër 22 është parashikuar me start orën 15:30 me gjithë botën sportive dhe jo vetëm të përqëndruar në Katar.

Immagine

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!