Katar 2022/ Valencia dy gola, Ekuadori nis me tri pikë

Botërori 2022, Grupi A:
Katar – Ekuador 0-2
(Valencia 16′ (p) , 31′)

Një ceremoni hapëse e organizuar deri në detaje i parapriu eventit më të madh futbollistik botëror, “Katar 2022”. Zyrtarisht Botërori i 22-të nisi sot rrugëtimin që do të zgjasë deri në 18 dhjetor ndërsa do të kulmojë me finalen e madhe.

Katar – Ekuador ngriti siparin e kompeticionit më magjik të një sporti si futbolli. “Katar 2022” teksa për herë të parë në histori zhvillohet në dimër nisi me fitoren e Ekuadorit ndaj vendit organizator në shifrat 0-2.

Një ndeshje ku u panë të gjitha: gola, VAR dhe penallti. Më dominues dhe diktues në lojë u shfaqën miqtë nga Ekuadori të cilët e nisën me 3 pikë zinxhirin e ndeshjeve të Grupit A.

Goli i parë i këtij edicioni të 22-të erdhi që në minutën e tretë nga Valencia por sistemi VAR e konsideroi të parregullt.

Pak minuta më vonë sërish sulmuesi i Fenerbahçes, Valencia do të shënonte për Ekuadorin kësaj radhe nga pika e bardhë e penalltisë nga ku u tregua i saktë për të kaluar skuadrën amrikano jugore në avantazh.

Shifrat dyfishohen përgjatë pjesës së parë dhe autorësia e golit të fundit i përket po atij, Valencias. 33 vjeçari vendimtar me dy golat e shënuar në këtë sfidë hapëse.

Sakaq, nuk ka ndryshime shifrash në aktin e dytë të përballjes Katar – Ekuador duke ruajtur në fuqi shifrat e fraksionit të parë 0-2.

Kështu Ekuadori merr 3 pikët e para në grupin ku gjëndën edhe Holanda e Senegali ndërsa Katari nuk shfaqet dhe aq bindës në këtë ndeshje të parë./S. Gjidiaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!