Katar 2022/ Dita e dytë, radha e Anglisë dhe Holandës…

Anglia njëra nga kombëtaret favorite për ti shkuar deri në fund kompeticionit do të luajë sot ndeshjen e parë në Botërorin e Katarit.

Me start orën 14:00 skuadra e Sauthgejt do të ketë përballë Iranin një një duel të vlefshëm për Grupin B.

Do të luhet në Khalifa (Al Rayan) me ‘Tre Luanët’ dukshëm favoritë për tri pikë. Në grupin e nënkampionëve të Europës ka elementë të tillë si portieri Pikford, Stons, Grilish, Kejn, Belingam, Maunt, Sterling etj. Te Irani, trajneri portugez Karlos Kuerios pritet ti besojë lojës në mbrotje për të tentuar befasinë.

Ndërkaq takimi i dytë në këtë grup i përket përfaqësuesëve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Uellsit. Në këtë takim teksa amerikanët janë disi më favoritë tipar dallues pritet të jetë loja e kujdesëshme në prapavijë. Gerg Belhalder tekniku i SHBA-së pikë referimi kamesfushori i Çelsit Pulisiç ndërsa te britanikët e Robert Peixh, Garet Bejl është ai ku të gjithë në ishull janë me shpresë.

Në ‘Al Thumama’ (Doha) ndeshja e dytë e Grupit A. Në fushë radha për të debutuar në Botëror e Senegal- Holandë. Kjo sfidë në program për të startuar në 17:00.

Dueli parashikohet të jetë jo dhe aq i lehtë për portokallinjtë e teknikut me moshë më të madhe në Botëror Luis Van Gal (71). Në anën tjetër, Senegal me statusin e kampionit të Afrikës, do të ketë mungesën e madhe të Sadio Mane që gjithësesi, ka mjaft futbollistë të cilët aktivizohen në ligat elitare të europës.

Programi i ndeshjeve për sot 21/11.2022

Grupi A:

Senegal- Holandë 17:00

Grupi B:

Angli-Iran 14:00

SHBA- Uells 20:00

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!