‘Katar 2022’, një formacion jashtë…

Deklarata e fundit e mbrojtësit spanjoll Serxhio Ramos se në mungesë të ftesës nga Luis Enrike do ta ndjekë Botërorin nga divani, ka trazuar mendimet e gjithë atyre që nuk janë ftuar në Kupën e Botës ‘Katar 2022’.

Një formacion i tërë me yje u lanë jashtë nga trajnerët e përfaqësuesëve. Dhe këtu nuk flitet për futbollistë si Pogba, Kante etj të dëmtuar.

Portieri spanjoll David De Gea, Tomori (Angli), Botman (Holandë), Ramos (Spanjë), Mendi (Francë), Sanço (Angli), Alkantara (Spanjë), Renato Sançes (Portugali), Rebiç (Kroaci),Firminio (Brazil) dhe Ivan Toney (Angli) duket formacioni ideal i skuadrës së paftuar.

Pa shtuar këtu “stolin”me: Gabriel (Brazil), Humels (Gjermani), Lukas Dinje (Francë), Korrea (Argjentinë), Zherard Moreno (Spanjë).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!