Infantino lutje për armëpushim, Bach…

Presidenti i FIFA-s, Xhani Infantino, i bëri thirrje Rusisë dhe Ukrainës për armëpushim gjatë Kampionatit Botëror të Futbollit.

Duke folur në samitin e grupit të vendeve më të industrializuara, G20 (në Bali, Indonezi) Infantino tha se Kupa e Botës krijon një atmosferë unike për paqe dhe unitet.

Infantino:

“Lutja ime për të gjithë ju është që të mbani armëpushim për një muaj, aq sa zgjat Kupa e Botës.

Ju jeni udhëheqësit botërorë. Ju i keni aftësinë të ndikoni në rrjedhën e historisë”.

Nga ana tjetër kreu i Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC), Thomas Bach, u ka bërë thirrjeve vendeve që të dërgojnë futbollstë në Katar, bazuar në meritat e tyre sportive, e jo në politikë.

“Ne kemi nevojë për pjesëmarrjen e të gjithë sportistëve që i pranojnë rregullat – edhe nëse vendet e tyre janë në konfrontim”, ka thënë Bach.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!