Ronaldon e heqin nga lista e…

Një viedo bëhët virale në Twitter, takimi Ronaldo -Bruno Fernadesh i thotë të gjitha…

Problemet për Ronaldon vazhdojnë. Sipas ‘Indykalia News’, sulmuesi portugez është përjashtuar nga grupi WhatsApp i lojtarëve të Mançester Junajtid.

Ende nuk dihet, se kush ishte përgjegjës për këtë vendim, por mund të dihen ata që e kanë bërë. Administratorët e grupit janë kapiteni Herri Meguajer dhe MekTominai, dhe për këtë arsye janë të vetmit që mund të shtojnë ose heqin anëtarë.

Kjo supozohet se ka ndodhur pas komenteve shpërthyese të Ronaldos. Portugezi, në një intervistë për ‘The Sun’, e cila do të publikohet e plotë të mërkurën ose të enjten, pohoi se ndihej i tradhtuar nga Junajtid dhe se nuk respektohej nga trajneri Erik ten Hag.

Në Angli janë deklaruar se cilat do të ishin sanksionet e mundshme (1 milion £ dhe përfundimi i kontratës së tij para afatit), gjë që ka nxitur disa reagime. Sipas ‘The Daily Mail’, te skuadra janë shumë të zhgënjyer me Ronaldon, gjë që u duk qartë nga shtrëngimi i duarve i ftohtë dhe i vonuar i Fernandesh ndaj tij me skuadrën portugeze.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!