Shqipëria mundet minimalisht nga Katari

Miqësore në Marbeja (Spanjë):
Shqipëri-Katar 0-1 (Almoez Ali pen 37′)

Kombëtarja shqiptare e futbollit zhvilloi sot në Marbejë të Spanjës një miqësore ndaj vendit organizator të Botërorit 2022, Katarit. Kuqezinjtë u mposhtën minimalisht 1-0 në një ndeshje që u vendos nga pika e bardhë e penalltisë.

Kështu në fund të pjesës së parë Ali nuk gaboi përballë Dajsinanit duke dërguar topin në rrjetë.

Më dominuese kombëtarja e Katarit, por edhe kuqezinjtë e “rinj” nuk zhgënjyen në këtë provë të rëndësishme për ta dhe për të ardhmen e kombëtares shqiptare.

Si titullarë për skuadrën e Edi Rejas e nisën 10 futbollistë nga Superiorja: Dajsinani, Gurishta, Janku, Turkaj, Hadroj, Hakaj, Ujka, Rrapaj, Kallaku dhe Cara, teksa Kristal Abazaj ishte i vetmi lojtar që nuk i përkiste kampionatit tonë.

Sakaq, gjatë pjesës së dytë pati minuta edhe për Sherrin, Bitrin, Markun, Ismajlgecin, Skukën dhe Xhixhën.

Kujtojmë që kjo është miqësorja e dytë për kombëtaren tonë pas Nations League ku më së shumti janë grumbulluar futbollistë nga kampionati shqiptar. Me Arabinë Saudite kuqezinjtë arritën të merrnin një barazim, ndjek kjo humbje me Katarin në pritje të provave me Italinë dhe Armeninë./S.Gjidiaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!