Shqipëria U18 fiton miqësoren ndaj Malit të Zi U18

Kombëtarja shqiptare U-18 zhvilloi këtë të mërkurë testin e parë miqësor të programuar ndaj Malit të Zi U-18, të luajtur në stadiumin ‘Reshit Rusi’ në Shkodër. Një paraqitje e mirë e skuadrës së drejtuar nga trajneri Ardi Behari, që arriti të fitonte me rezultatin e pastër, 2-0. Golat e fitores u shënuan nga Erald Krasniqi dhe Zylyf Muça, ndërkohë që në këtë sfidë u aktivizuan thuajse të gjithë lojtarët e grumbulluar.

Shqipëria e nisi ndeshjen me këtë formacion: Tomas Kiri, Zylyf Muça, Arlind Kurti, Enriko Deri, Ardit Nuredini, Orgito Ruci, Daniel Tarko, Leonard Muça, Erald Krasniqi, Luis Buzi dhe Asim Salo.

Ndeshja nis e balancuar me kuqezinjtë që janë më kërkues, teksa qarkullojnë e kontrollojnë mirë topin. Djemtë e drejtuar nga Ardi Behari krijojnë disa raste, por i mungon finalizimi në pjesën e parë të takimit. Në fraksionin e dytë të lojës, kuqezinjtë gjejnë dy gola brenda tre minutave, fillimisht me një penallti të fituar nga Orgito Ruçi e që ekzekutohet saktë nga Zylyf Muça, i cili zhbllokon kështu rezultatin për ekipin kuqezi. Në minutën e 70-të, Erald Krasniqi dyfishon shifrat për Shqipërinë, pas një goditje të bukur brenda zone, duke e çuar rezultatin në 2-0.

Kuqezinjtë arrijnë të ruajnë rezultatin deri në fundin e takimit, duke fituar kështu ndeshjen e parë. Një provë mjaft e mirë për Shqipërinë U-18, që të enjten do të zhvillojë miqësoren e dytë ndaj Malit të Zi U-18. Këtë herë ndeshja do të luhet në në kompleksin e Federatës Malazeze në Podgoricë në ora 13:00./FSHF/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!